22 Mars, 2018

Video/ Tmerrohet moderatorja e “Top Channel”, e kafshojnë në mes të emisionit


Anjeza Maja, këtë herë në emision ka shijuar një barbekju me miqtë në natyrë, ku kanë qenë të ftuar Vilma Masha dhe Alban Xhihani.

Por gjatë emisionit, siç shihet në një videoje të publikuar nga “Top Channel”, Anjeza është trembur nga një kafshim i papritur i mjellmës të cilën po e ushqente, ndërkohë që po bisedonte me kolegët.

Moderatorja është hedhur prapa, ka lëshuar një britmë e frikësuar dhe menjëherë e ka hedhur ushqimin përtokë dhe është larguar, ndërsa miqtë e saj kanë filluar të qeshin nga ky reagim i Anjezës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al