8 Qershor, 2023

VIDEO/ Teksa dasma po afron, Arbana dhe Eduardi kanë nisur që tani me “ahengun”


Edhe pak ditë na ndan nga dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt e cila do të realiohet në Toskana Itali.

Disa ditë më parë u bë e ditur se celbrimi do të bëhet me datën 17 qershor dhe prej kohësh tashmë Arbana ka treguar për ndjekësit se është drejt përfundimit të përgatitjeve për dasmën.

E së fundmi, moderatorja ka ndarë një video ku shfaqet në makinë së bashku me regjisorin i cili shihet duke kënduar me një burrë i cili i binte çiftelisë

“Mirë, por sikur jemi pak herët me ahengun”, shkruan Arbana krahas videos.

 

Kujtojmë se celebrimi i tyre është menduar të bëhet në natyrë, në perëndimin e diellit, ku çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit në praninë e qindra të ftuarve.

Menyja do t’i besohet restorantit italian, çfarë do të sjellë me gjasa një meny vendase. Megjithatë, e gjithë skuadra për nusen do të vijë nga Shqipëria. Në rrjet po përflitet se një ndër artistët e zgjedhur për të kënduar në dasmë, është pikërisht Ylli Limani.

Çifti kanë zgjedhur gjithashtu dhe “Geraldina Sposa”-n për të organizuar dasmën e saj. Themeluesi i saj, Armand Peza ka rrëfyer disa ditë më parë ekskluzivisht për “Top Albania Radio” disa detaje nga organizimii ceremonisë ku zbuloi se do të jetë një dasmë e vogël dhe familjare:

“Sigurisht që do veshi gjëra të bukura, i ka vënë punët përpara. Shoh dëshirën e madhe të të dyve për dasmën, si të Arbanës ashtu edhe Eduartit. Punohet qetë dhe me qejf me ta. I kam miq prej kohësh, ua njoh shijet, mi dinë gustot, mi njohin dallgët. Këtë verë është dasma. Arbana dhe Eduarti kanë një rreth të gjerë shoqërore dhe nëse do bëhej në Shqipëri do ishte një event shumë i madh por fakti që po bëhet jashtë nënkupton që do jetë diçka shumë e vogël, familjare, si dhe disa miq të përbashkët të çiftit që janë shumë pak. Arbana është shumë e lidhur me shtëpinë dhe familjarët e saj dhe ka vendosur prioritetet në jetë, bën gjërat që shijon vetë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al