22 Shtator, 2017

Video/ Stresi ‘thyen besën’, fejohet në fshehtësi me vajzën që nëna ia la amanet


Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka pranuar për herë të parë një fejesë të bërë në fshehtësi. I ftuar në “Top Show” reperi i famshëm flet për herë të parë për detaje nga jeta e tij personale.

 

Intervista:

Albana: Opa kush është kjo?

Ervini: Ndonjë fanse…

Stresi: Jo aspak kjo e ka emrin Kejsi. Nuk ka qenë e lehtë që të vinim deri këtu ku jemi sot. Kemi rreth tre vjet. E kemi mbajtur shumë të fshehur. Me sakrificat tona ne kemi udhëtuar shpesh jashtë që të mos na shikojnë njerëzit. Kemi qenë jashtë gjatë gjithë kohës që kemi qenë bashkë. Ne iknim jashtë nga një javë dy javë.

 Ervini: Atëherë ti je i fejuar zyrtarisht me Kejsin?

 

Stresi: Hahahaha…

 

Ervini: Do me thënë je…

 

Albana: Po pra po, këtë do të thotë…

 

Stresi: Ne jemi fejuar fshehtas prindërve të gjithëve.

 

Ervini: Çfarë thua mo?

 

Stresi: Askujt nuk i takon me ditë se çfarë bëj unë me jetën time, sepse nëse unë ndihem mirë dhe familjet tona do të ndiheshin mirë. Kupton..

 

Ervini: Po nuk keni pirë as kafet e vogla as asgjë…?

 

Stresi: Zëre se e kemi pirë. Nuk ka njeri që na ndalon dot as prindërit as asnjë.

 

Albani: A janë takuar baballarët me njëri tjetri…

 

Stresi: Jo fare.

 

Abani: Po Kejsi është takuar me prindërit e tu?

 

Stresi: Po është takuar.

 

Albani: Po ti i ke takuar prindërit e Kejsit?

 

Stresi: Jo.

 

Albani: As nuk i njeh?

Stresi: Jo, i njoh takohemi përshëndetemi.

Por historia ime me Kejsin nis kështu. Mami i saj më tha që ta ruaja sepse ishim në një lagje.

 

Albani: Dhe ti e ruajte?

 

Albana: Ky e ruajti, por e ruajti për vete.

 

Albani: Po tani e takon Kejsin apo jo?

 

Stresi: Po e takoj, por ajo ka ikur për të mbaruar shkollën ka dhe dy muaj shkollë në Kanada. Dhe unë do te jem atje ne dhjetor kur ajo do te diplomohet, dhe pastaj do te ikim ne Australi për muajin e mjaliti.

 

Ervini: Po dasma kur është?

 

Stresi: Dasma lale kur te duam ne.

 

Stresi, me krahun në allci, flet për herë të parë, për të dashurën e tij, Kejsin! "Jemi fejuar në fshehtësi, së shpejti edhe martesa!"

Publié par TOP SHOW sur vendredi 22 septembre 2017

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al