28 Qershor, 2022

VIDEO/ Selena Gomez dhe Cara Delevingne dhurojnë një puthje pasionante gjatë xhirimeve në filmin ‘Only Murders In The Building’


Selena Gomez dhe Cara Delevingne i kanë dhuruar njëra-tjetrës një puthje goxha të zjarrtë në sezonin e dytë të shfaqjes së njohur ‘Only Murders In The Building’ on Hulu.

Në episodin e dytë të sezonit të dytë, personazhi i Selenës, Mabel Mora, është e dashuruar me  Alice Banks, të luajtur nga supermodelja Cara, teksa shkëmbejnë puthjen ndërsa po flisnin artin.

Skena fillon dhe bëhet më e nxhehtë mes çiftit pasi Mabel kthehet në studion e artit ku Alice e ka inkurajuar atë të shkatërrojë vendin në mënyrë që të ndihmojë në çlirimin e emocioneve të saj.

Duke çliruar më shumë sesa thjesht emocionet e saj, sfida përfundon duke çliruar disa ndjenja pasionante mes dy personazheve.

“Ndihem më mirë,” deklaron Mabel pasi shkatërroi veprën e artit, ndërsa shkon drejt Alice për ta puthur.

“Edhe unë ndihem më mirë,” pëshpërit Alice pas puthjes së tyre të zjarrtë për disa sekonda.

Modelja 29-vjeçare – e cila identifikohet si panseksuale dhe aktualisht mendohet se është në lidhje me këngëtaren Minke – pranoi se ajo dhe ish-aktorja e Disney Channel kaluan një kohë shumë të mirë së bashku në xhirime.

Ajo tha: “Ishte sinqerisht projekti më i mirë që kam bërë ndonjëherë. Thjesht nuk doja që të përfundonte. Më pëlqeu shumë të isha në gjendje të përfaqësoja komunitetin ‘queer’. Ishte kaq e lehtë dhe e sigurt”.

“Selena dhe unë tashmë e kemi atë marrëdhënie për sa i përket komoditetit. Por sinqerisht, ishte grupi më i mirë për të punuar ndonjëherë, ishte kaq e vështirë të përfundonte… thjesht duhet të vazhdonte përgjithmonë”.

Cara ishte tashmë një fanse e madhe e shfaqjes përpara se të merrte rolin e saj pasi u impresionua me shkrimin.

Ajo tha: “Historia që ata shkruajnë dhe si shpaloset, thjesht nuk është pritur kurrë dhe kjo është ajo që unë e dua aq shumë sepse zakonisht jam shumë e mirë në ato gjëra dhe me të vërtetë ende nuk e kam kuptuar kurrë si duhet.”

Ndërkohë, ylli i popit, Selena, 29 vjeç, e cila ka luajtur rolin e Mabel-it të vërtetë obsesive ndaj krimit në komedinë misterioze që nga fillimi i saj në 2021 – i pëlqeu gjithashtu të punonte me Cara-n sepse ato janë mikesha prej disa vitesh.

Ajo tha për Entertainment Tonight: “E njoh për kaq shumë vite. Sinqerisht ishte si të punoje me një shoqe fëmijërie. Thjesht me pelqeu. Ajo është gazmore!’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al