11 Qershor, 2019

Video prekëse, djali 2-vjeçar luan dhe këndon në gurin e varrit të babait (FOTO)


Një nënë ka vendosur që të publikojë online një video mjaft prekëse të djalit të saj 2-vjeçar, i cili i jep lamtumirën babait të tij në gurin e varrit.

Darren Langton vdiq papritur nga shkaqe të panjohura në shtëpinë e tij në Dorchester, Dorset. 33-vjeçari ndërroi jetë tre ditë pas ditëlindjes së parë të birit të tij, Harvey, në tetor të vitit 2017.

Ndërkohë bashkëshortja e tij, Jessica Pillinger, është përpjekur gjithmonë që ta mbante gjallë kujtesën e Darren duke vizituar gurin e tij përkujtimor çdo të diel dhe duke vendosur lule aty.

Në videon e publikuar së fundmi online, shihet djali dyvjeçar mbi gurin e varrit që luan me makinat e vogla të tij. Njëkohësisht, vogëlushi këndon ‘bye bye Daddy’ ose ‘mirë u pafshim babi’ në mënyrë të përsëritur.


“Daily Mail” shkruan se Jessica ndau videon për të treguar lidhjen e veçantë të djalit dhe babanë e tij, edhe pse jetuan vetëm një vit bashkë.

“Më vjen mirë kur e shoh atë që luan në atë mënyrë. Në fakt është mjaft emocionuese kur mendoj se si do të ishte marrëdhënia e tyre nëse ai do të ishte ende gjallë. Por kjo është arsyeja që bëj foto, që kur ai të rritet të kuptojë se e ka pranë babanë”, është shprehur Jessica.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al