17 Prill, 2024

VIDEO/ “Po e vuaj në shpirt. Për çfarë e kam lënë vetëm fëmijën tim”? Françeska Murati e acaruar me Heidi Baçin përplas gotën: U bë fytyra e saj të më thotë…


Modelja Françeska Murati pas debatit me Heidi Baçin ka shpërthyer në lot në “BBVIP”, ndërsa në një moment banorja përplasi për tokë gotën e ujit duke lënduar Julian Dedën.

Konkurrentja është acaruar nga fjalët e Heidit e cila i ka thënë që e ka fiksim të bëhet si ajo, ndërsa tha se nuk e ka lënë vetëm fëmijën e saj që të bëhet spektatorja e çiftit Romeo dhe Heidi.

“Ajo të më thotë mua që unë atë e kam opsesion. U bënë ato që të tallen me mua. Unë nuk kam ardhur këtu që të jem spektatorja e askujt, e të dal nga vetja që të shaj.  Për çfarë e kam lënë unë fëmijë tim vetëm në shtëpi. Jam duke vuajtur në shpirt se sa herë që kalon Heidi më këput ndonjë fjalë që mua më len pa fjalë” – tha Françeska mes lotësh.

Menjëherë Meriton Mjekiqi dhe Graciano Tagani i kanë ardhur në ndihmë modeles, duke u përpjekur që ta qetësojnë atë, pasi sipas moderatorit qëllimi i çifit është që ta nxjerrin nga vetja missin.

 

Pjesë nga diskutimi:

Françeska: U bë fytyra e saj të më thotë mua më ke fiksim (përplas gotën për tokë)

Juli: Më vrave moj

Françeska: Muk të vrava jo

Juli: Ma hodhe në vesh moj

Françeska: Më fal

Françeska më pas shpërthen në lot nga fjalët e Heidi Baçit

Françeska: Ata janë dështakë, secili më dështak se tjetri

Graciano: A mund të qetësohesh

Françeska: Nuk mundem më me këto aktrime. Nuk kam ardhur unë këtu që të jem spektatore e askujt dhe të më thotë ai mua ditë e natë që do të dalësh (për Romeon). Ajo flet për mua në çdo cep të shtëpisë

Meritoni: Ti mos bje pre. Kjo është mënyra e tyre që të bëjnë ty të ndihesh keq, ti s’duhet që të ja lejosh

Françeska: Pastaj ajo të më thotë mua që unë atë e kam opsesion. U bënë ato që të tallen me mua. Unë nuk kam ardhur këtu që të jem spektatorja e askujt, e të dal nga vetja që të shaj.  Për çfarë e kam lënë unë fëmijë tim vetëm në shtëpi. Jam duke vuajtur në shpirtë se sa herë që kalon Heidi më këput ndonjë fjalë që mua më len pa fjalë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al