2 Shtator, 2021

VIDEO/ Pasi harroi çelësat, “Njeriu Merimangë” ngjitet deri në katin e 14-të të ndërtesës ku banonte! Ja pamjet që u bënë virale në rrjet


Një burrë është konsideruar si “Njeriu Merimangë” në jetën reale, pasi ngjiti plot 12 kate për t’u rikthyer në apartamentin e tij, sepse kishte harruar çelësat brenda. Ai është rreth të 50-at dhe jeton në katin e 14 të një kompleksi rezidencial në qytetin Dongguan në Kinën Juglindore, shkruan “Daily Star”.

spider man

Në videon e bërë virale në “TikTok”, burri filmohet duke u ngjitur nëpërmjet tubit të kullimit jashtë ndërtesës. Kur mbërrin në katin e 14-të, ai e shtyn veten dhe futen në ballkonin e apartamentit të tij.

Sipas fqinjëve, ai nuk ka përdorur asnjë pajisje apo mjet që ta ndihmonte të ngjitej lart.

Një burrë u tha mediave lokale: “Ai filloi të ngjitej nga kati i dytë, pastaj arriti  deri në katin e 14-të. Ai ishte ngjitur pas tubit gjatë gjithë kohës.

Disa njerëz e kanë cilësuar veprimin e tij si të rrezikshëm për jetën e të tjerëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al