13 Gusht, 2022

VIDEO/ Ngatërroi mollën me pjeshkën, reagimi epik i Rita Orës gjatë transmetimit ‘live’ nuk duhet humbur


Rita Ora bëri një gafë teksa bisedonte përgjatë një video-telefonate me prezantuesit AJ Odudu dhe Mo Gilligan por arriti ta mbajë ende të paqartë lajmin për martesën e saj me Taika Waititi.

Duke bërë paraqitjen e saj virtuale me producentin muzikor Netsky për të promovuar këngën e tyre të re Barricades, këngëtarja e hitit “Poison” po diskutonte për ushqimet që i hante gjatë xhirimit të TMS kur papritur merr një pjeshkë nga tasi i saj me fruta.

Ylli papritur tha: “Shiko se çfarë kam në tasin tim me fruta… një mollë. Shiko këtë! A mund ta shohësh? As nuk e di nëse është një mollë, mendoj se mund të jetë një dardhë e tharë”.

Duke “luftuar”për të përmbajtur të qeshurën e saj kur Rita drejtoi frutin para kamerës, AJ tha: “Më vjen keq që të ndërpres por është një pjeshkë, jo një mollë!’

E teksa Rita mbeti  e shokuar për një moment artistja, tha me shaka: ‘Është ora 3 e mëngjesit djema, më jepni një pushim!’

Kjo vjen pasi Rita u martua me Taika në një ceremoni intime në Londër, sipas raportimeve të së hënës.

Ylli thuhet se tashmë ka ndryshuar mbiemrin dhe tani do të njihet si Zonja Waititi-Ora.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now” dhe regjisori i Thor: Love And Thunder, 46 vjeç, janë fotografuar të dy me unazë ari në gishtin e dorës së majtë ditët e fundit – duke ndezur spekulime se ata tashmë kishin kurorëzuar dashurinë në martesë.

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të tregonin publikisht romancën e tyre në gusht.

Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe për të festuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen

Një burim i tha The Sun : “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa të dashuruar janë marrëzisht.

“Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private dhe nuk donte të bënte një zhurmë të madhe për dasmën”.

Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë, me sesionin e saj të fundit me Ava Max dhe shkrimtarin e Noah Cyrus, Rollo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al