2 Korrik, 2018

VIDEO/ Ngacmimet seksuale nuk kanë fund në Rusi, tjetër gazetare “pre” e tifozëve


Një tjetër gazetare është ngacmuar seksualisht nga një tifoz, Live teksa transmetonte në TV. Maria Gomez e postoi vetë këtë pjesë në faqen e saj në Tëitter, si shenjë proteste kundër ngacmimeve të tilla.

Në video, Gomez, e cila punon për Mediaset, shihet teksa raporton nga Moska para sfidës që Spanja do të luante ndaj Rusisë. Teksa po flet në mikrofon, një mbështetës shkon drejt saj dhe i jep një puthje në faqe.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë me gazetaret, pasi më parë ka qenë reporterja suedeze, Mahlin Ualberg që u puth po drejtpërdrejt në transmetim, ndërsa më parë këtë ndjesi të hidhur e kishte provuar edhe korrespondentja kolumbiane, Xhuliet Gonzalez Teran.

Gazetarja ngacmohet seksualisht on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al