26 Nëntor, 2019

VIDEO/ Momenti emocionues, binjakët vijnë në jetë vetëm 20 minuta pas tërmetit


I gjithë vendi është tronditur nga lëkundje të forta tërmeti ditën e sotme, ndërsa njerëzit janë zgjuar mes panikut e frikës.

E ndërsa vendi ndodhet në ankth dhe autoritet janë angazhuar në operacionet e shpëtimit të personave të mbetur nën rrënoja, një lajm i mirë vjen nga gjinekologia Anika Dokle.

Capture

Në facebook ajo ka hedhur videon e dy  foshnjave binjakë, të cilët kanë ardhur në jetë 20 minuta pas tërmetit.

“Unë dhe shokët e mi edhe këtë herë në maternitet. Këta bebusha binjakë lindën 20 minuta pas tërmetit. Kjo është simbolika më e mirë e vijimësisë së jetës. Nuk kam më fjalë!”, shkruan ajo në facebook

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al