23 Prill, 2024

VIDEO/ Lënë pas debatet, Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno vallëzojnë së bashku në shi!


Moderatori Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno kanë vallëzuar së bashku në oborrin e shtëpisë së “BBVIP”.

Ishte konkurrenti që e ftoi aktoren për të kërcyer së bashku, ndërsa kjo e fundit pranoi me kënaqësi.

“Hajde të mësoj me vallëzu”- i tha Meritoni Eglës.

Ndonëse pikat e shiut iu binin në trup, kjo nuk i ka ndaluar dy banorët që të vallëzojnë së bashku nën ritmet e muzikës.

Oooo, brezi i vjetër me brezin e ri”- tha Egla duke qeshur, teksa argëtohej me Meritonin.

Mesa duket dyshja lanë pas debatet e shumta që ata kishin bërë gjatë qëndrimit në “BBV”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al