29 Tetor, 2017

VIDEO-KOLAZH/ Adelajda: Lutem çdo ditë, për jetën… Lutem shumë


“Gjërat që kam arritur deri më sot, unë i kam kërkuar, unë jam lutur. Jam lutur për familjen time, për profesionin tim, jam lutur edhe për gjërat më minimale. Unë lutem çdo ditë, për çdo gjë të mundshme. Lutem shumë. Dhe pjesa më e madhe e lutjeve që kam bërë, Zoti m’i ka realizuar, edhe jam shumë mirënjohëse për këtë”, tha në një intervistë kohë më parë Adelajda. Adelajda Xhamani ishte një besimtare e devotshme, e cila mirënjohjen dhe dashurinë për Zotin e shprehte hapur, ashtu siç kishte bërë edhe kohë më parë në një intervistë të dhënë për mediat.

Adelajda fillimisht u njoh për publikun shqiptarë për pjesëmarrjen e saj në edicionin e Big Brother 2. Pas thyerjes së shumë mentaliteteve nga vendi i saj i lindjes Kavaja, ajo fitoi simpatinë e të gjithëve

Më pas Adelajda nuk u kthye në Kavajë, ajo vazhdoi jetën e saj në Tiranë, duke ju përkushtuar anës profesionale. Pas disa dy vitesh, lidhja mes saj dhe Bjordi Mezinit përfundoi.

Nga ana tjetër Adela ishte duke ecur shumë mirë me punën e saj si gazetare. Në televizionin vizion plus, neës 24, e shumë mediat të tjera në shtypin e shkruar apo portale.

Së fundmi ajo nisi projektin e ri në tv fax news, për të cilin punoi edhe pak orë para se të ndahej nga jeta.

31 – vjeçarja, e cila u nda papritur nga jeta mëngjesin e kësaj të diele, rrëfente se agjëronte çdo vit sepse muaji i Ramazanit i dhuronte qetësi e pozitivitet.

Ishte një besimtare fanatike,pavarësisht angazhimeve të shumta që ajo kishte, Adelajda nuk hiqte dorë nga agjërimi: “Ramazani është muaji që më dhuron qetësi e pozitivitet…E kam nisur agjërimin në moshë të re. Duke qenë se unë vij nga një vend mysliman dhe pjesa më e madhe janë agjërues, kjo frymë u injektua edhe tek unë. Sigurisht kur u rrita unë i lexova librat fetarë, e studiova fenë time. E zgjodha që ta praktikoj sepse më bën të ndihem mirë dhe e dua fenë islame.”

Gazetarja u nda nga jeta për shkak të një ataku në zemër, orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Në një reagim të shkurtër, policia tha se 31 – vjeçarja vuante nga epilepsia, megjithatë pritet raporti i ekspertizës mjeko – ligjore. G.Z/Opinion.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al