15 Prill, 2024

VIDEO/ “Kokë e këmbë” i dashuruar! Meriton Mjekiqi zbulon se çfarë pëlqen te Ilnisa Agolli: E adhuroj…


Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë një ndër çiftet që u krijuan në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, ku diferenca në moshë nuk e ndaloi dashurinë e tyre.

Gjatë një bisede me Françeska Muratin, moderatori ka treguar disa nga arsyet se pse ra “kokë e këmbë” në dashuri me banoren.

“Unë Ilnisën e dashuroj, e adhuroj për femrën që është. E dua karakterin, tipin, mënyrën, artin, pikturën që ia kam kthyer. Unë e dashuroj”- tha Meritoni duke treguar se sa shumë është i dashuruar me Ilnisën.

 

Pjesë nga biseda:

Françeska: Unë dua që burri im të më adhurojë, të vdesë për mua jo të shkojë e të shikojë femra të tjera. Athu se s’ka burra më në kjo botë

Meritoni: Unë Ilnisën e dashuroj, e adhuroj për femrën që është

Françeska: Pikërisht dhe ka lezet kjo gjë

Meritoni: Ajo e di këtë gjë dhe për këtë arsye ajo ndoshta më do kaq shumë. Unë e adhuroj, e dashuroj. E dua karakterin, tipin, mënyrën, artin, pikturën që ia kam kthyer. Unë e dashuroj

Françeska: Ia kreh flokët

Meritoni: Normal që ia krehë flokët se e dua. Çdo gjë është perfekt për mua. Këtu përpiqeshin të më godisnin mua për flokët që ia krihja. Po normal që do ja krehë flokët, se e dua. Unë do ja bëj kafen, mëngjesin

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al