29 Mars, 2024

VIDEO/ Karrige dhe grushta kokës, reperi i njohur shqiptar dhunohet brutalisht “live”! Kush janë personat që sulmuan artistin?


Reperi i njohur shqiptar, Sin Boy është dhunuar brutalisht nga dy persona të maskuar në një sallon bukurie.

Teksa kishte hyrë live në rrjetin e tij social TikTok, dy persona të veshur me të zeza dhe të maskuar janë afruar dhe kanë dhunuar fizikisht duke e goditur reperin me karrige, grushta dhe shkelma.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit duke Sin Boy që rrëzohet në tokë nga dhuna e ushtruar, ndërsa punëtoret e parukerisë i vinë në ndihmë artistit duke nxjerrë jashtë sallonit dy personat që e dhunuan atë.

Sulmuesit ishin maskuar me maska, kapuçë dhe doreza në mënyrë që mos të zbulohej identiteti i tyre.

Menjëherë pas ngjarjes, Sin Boy është çuar në këmbë duke rregulluar flokët para pasqyrës, dhe mesa duket reperi është në një gjendje të mirë shëndetësore.

Ndonëse kjo ngjarje u bë virale, artisti akoma nuk ka bërë një reagim publik për të treguar se çfarë ka ndodhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al