12 Prill, 2023

VIDEO/ Ja cila është arsyeja e zënkave mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës, blogerja: Ma ka sjellë në majë të hundës!


Duket se ‘fiksimit’ pas lojërave elektronike nuk i ka shpëtuar dot as këngëtari Ledri Vula.

Mirëpo kjo gjë si në çdo lidhje i bezdis pamasë partneret e tyre, gjë e cila më pas sjell dhe zënka mes njëri-tjetrit. Madje vajzat përpiqen të bëjnë çmos që t’jua heqin lojën nga duart djemve.

E duket se një prej tyre është edhe Sara Hoxha e cila ka treguar se çfarë ndodh kur ajo dhe Ledri “zihen” për lojërat elektronike.

Nëpërmjet një videoje ‘funny’ në TikTok, blogerja përsërit fjalët e thënë nga një grua në sfond, ndërkohë që në pamje mund të shihet dhe reperi i cili duket mëse i fokusuar tek loja e tij.

‘Do vishem mirë, do lyhem, do dal dhe vetëm do kërcej. Vetëm do kërcej, do ja heq trurin’– dëgjohet të thotë ajo

‘Unë sa herë zihem me Ledrin për CS GO. Ma ka sjellë në majë të hundës’ – shkruan Sara krahas videos.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al