27 Maj, 2022

VIDEO/ Incidenti në koncertin e Dua Lipës, artistja rrëzohet në mes të skenës


Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është duke zhvilluar tashmë prej disa muajsh turneun  ndërkombëtar “Future Nostaligia” i cili deri më sot ka qenë shumë i sukesshëm.

Artistja në çdo koncert të sajin përpiqet që të jetë perfekte dhe e kuruar në çdo detaj si nga veshjet të cilat na kanë impresionuar të gjithëve dhe deri tek koreografitë me balerinët e saj.

Mirëpo jo çdo gjë shkon ndonjëherë ashtu siç duam. Këngëtares i ka ndodhur një incident i vogël gjatë momentit ku po performonte. Ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua por për fat të mirë i erdhi në ndihmë shumë shpejt balerini i cili ndodhej mbrapa saj dhe e ngriti.

Dua e menaxhoi goxha mirë situatën dhe bëri sikur nuk ndodhi asgjë por vazhdoi të këndonte dhe të kërcente si një profesioniste e vërtetë dhe fansat brohoritën akoma dhe më shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al