28 Mars, 2024

VIDEO/ Heidi dhe Romeo Veshaj kalojnë momente intime në shtrat! Banorja: Hajde më…


Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi i kanë një tjetër shans romancës së tyre të dashurisë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Çifti janë pajtuar me njëri-tjetrin, ndërsa nuk kanë munguar as momentet mes tyre.

Teksa ishin të shtrirë në shtrat, banorja i ka kërkuar një puthje Romeos, i cili është afruar menjëherë duke i dhuruar një puthje pasionante në buzë Heidit.

“Hajde më puth një çikë”– i tha Heidi.

Në orët e vona të mesnatës, çifti kanë kaluar momente intime me njëri-tjetrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al