2 Nëntor, 2018

Video/ Fëmijët bëjnë boks në kopsht, edukatoret në rolin e tifozëve


Së fundmi po bën xhiron në internet dhe rrjetet sociale një video ku shfaqen disa fëmijë kopshti që rrihen me njëri-tjetrin.

Në videon e publikuar nga mediat e huaja shihen fëmijët teksa bëjnë “boks” me njëri-tjetrin, ndërsa edukatoret ishin në rolin e tifozeve.

Thuhet se ngjarja ka ndodhur në Misuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe videoja i përket dhjetorit të vitit 2016, por është publikuar vetëm pak ditë më parë nga nëna e njërit prej fëmijëve.

Siç mund të vihet re nga pamjet, edukatoret i nxitin fëmijët të bëjnë boks, ndërsa i vetmi që përpiqet ti ndajë është një tjetër fëmijë.

Edukatoret nuk e kanë mohuar që i kishin vënë fëmijët që të ndesheshin. Ati janë shprehur se e kanë bërë një gjë të tillë që fëmijët të shkarkojnë stresin e tyre.

Pas kësaj ngjarje, kopshti i ka shkarkuar edukatoret nga detyra, por nëna që ka bërë publike videon, ka hedhur edhe kopshtin në gjyq.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al