6 Dhjetor, 2023

VIDEO/ Fansi e kap për dore në koncert, i dashuri i Dafinës “çmendet”, ja çfarë bëri ai


Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri vetëm disa javë më parë zbuloi se është në një lidhje me biznesmenin kosovar, Kreshnik Gjergji.

Pasi bëri publike lajmin e ëmbël, artistja shoqërohet kudo nga partneri i saj duke përfshirë këtu edhe koncertet që ajo organizon në vende të ndryshme.

Së fundmi në një video që po bën xhiron e rrjetit i dashuri i Dafinës ka shfaqur shenja xhelozie në një ndër koncertet e këngëtares në Zvicër.

Teksa një fans i ka kapur dorën artistes e cila po këndonte në skenë, menjëherë  Kreshniku është afruar i revoluar duke  ka bërtitur fansit.

Pavarësisht situatës së sikletshme, Dafina nuk e ka ndaluar për asnjë minutë  persormancën e saj duke argëtuar pjesëmarrësit në koncertin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al