12 Maj, 2020

VIDEO/ E kapi kolla keq në mes të Parlamentit dhe i mori frymën, politikani bën testin, dyshon se…


Josh Frydenberg, një polikan australian, njëherësh edhe kreu i Thesarit të vendit, i është nënshtruar testit të COVID-19 pasi nuk po mundej të merrte frymë për pak sekonda nga një kollë e fortë që e kapi teksa fliste në Parlament.

Frydenberg po fliste për gjendjen ekonomike të vendit si dhe projeksionet për rënien e GDPS-së, por edhe pse u mundua ta kalonte kollën duke pirë pak ujë, nuk mundi.

Kolla e pengoi duke e detyruar të heq dorë nga fjalimi i tij.

Duke bere humor per situaten ku u gjend, ai u tha kolegeve në sallë se ky “ishte fjalimi i tij më i gjatë”.

Zyrtarisht është konfirmuar se nga frika se mund të jetë infektuar pre Covid-19, ai i është nënshtruar testit dhe po pret rezultatet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al