28 Nëntor, 2022

VIDEO/ Dua Lipa uron shqiptarët për 110-vjetorin e Pavarësisë, këngëtarja mbyll turneun në Tiranë! Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta për të ndjekur koncertin


Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka uruar të gjithë shqiptarët për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

 

Gjatë koncertit madhështor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, Dua ftoi të gjithë të pranishmit të festojnë së bashku festën e Pavarësisë, ndërsa i falenderoi të gjithë për suportin që i kanë dhënë.

Ajo u shpreh se nga Tirana mbyll turneun e saj, ndërsa qytetarët e shumtë kanë sfiduar të ftohtin për të ndjekur koncertin e saj.

“Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”, u shpreh Dua Lipa.

Ndërkohë gjatë performancës, Dua Lipa përshëndeti te gjithë duke bere edhe simbolin e shqiponjës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al