13 Nëntor, 2022

VIDEO/ Dasma përrallore e Tiffany Trump, nga shkëmbimi i betimeve tek kërcimi i parë me bashkëshortin e saj


Tiffany Trump dhe bashkëshorti i saj Michael Boulos shkëlqenin teksa mbërritën në pistën e vallëzimit si çift i sapomartuar në dasmën e tyre magjike në Mar-a-Lago mbrëmjen e së shtunës.

Tiffany Trump10

Pas ceremonisë, Tiffany u shfaq krah për krah me dhëndrin dhe vallëzuan kërcimin e tyre të parë si burrë e grua.

Për mbrëmjen e festës, 29-vjeçarja zgjodhi një fustan të thjeshtë të bardhë ndërsa mbante në qafë një gjerdan diamanti. Kurse bashkëshorti i saj një kostum të zi.

Tiffany Trump9

Çifti vallëzuan në krahët e njëri-tjetrit, ndërsa Michale i dhuroi një përqafim të ngrohtë Tiffay, me të ftuarit që brohorisnin.

Menjëherë pas vallëzimit, të gjithë të tjerët iu bashkuan të sapomartuarve në pistë, përfshirë Donald Trump që kërcente me bashkëshorten e tij Melania.

Tiffany Trump8

Teksa kërcenin me këngën “Strangers in the Night”, nga Frank Sinatra, Trump shihet duke i pëshpëritur në vesh gruas së tij para se t’i dhuronte një puthje në faqe.

Ish-presidenti kishte veshur një smoking dhe papion të zi, kurse Melania një fustan të gjatë.

Ceremonia përrallore filloi në orën 17:00 me nusen që shkoi drejt altarit shoqëruar nga i ati. Ajo mbante veshur një fustan me mëngë të gjata, me flokët e saj bionde me onde dhe vathë diamanti.

Babai i saj pasi e shoqëroi në altar u ul në rreshtin e parë pranë bashkëshortes Melanie dhe djalit të tyre Barron.

donald trump melanie

Tiffany dukej e lumtur teksa përqëndron vështrimin te bashkëshorti i saj 25-vjeçare, ndërsa dielli filloi të perëndonte dhe dritat vezullonin në pronën e babait të saj në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida.

Nusja, dhe shoqëruesja e saj e nderit, e motra Ivanka veshën fustane nga stilisti libanez Elie Saab.

ivanka trump tiffany

“Unë e kam dashur gjithmonë Elie Saab dhe është një dasmë libaneze/amerikane, kështu që ne jemi të lumtur që Elie të krijojë magjinë”, tha Tiffany për Daily Mail.

Pas ceremonisë, Tiffany dhe Michael bënë fotot e tyre të para si çift i martuar me familjarët, përfshirë një foto së bashku me prindërit e nuses, Trump dhe ish-bashkëshorten Marla Maples.

Tiffany Trump]

Tiffany më pas vazhdoi të bënte një foto së bashku me të atin dhe vëllezërit e motrat e saj, të cilët ishin të gjithë të pranishëm.

Pasi shkëmbyen betimet, çifti i lumtur iu bashkua të ftuarve për shampanjë pranë pishinës përpara se të niseshin në sallën e rezidencës për festën.

Tiffany Trump7 ivanka trump Tiffany Trump6 Tiffany Trump5 Tiffany Trump4 ivanka ivanka trump tiffany1 ivanka trump tiffany3 ivanka trump tiffany4 ivanka1 Tiffany Trump1 Tiffany Trump2 Tiffany Trump3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al