9 Dhjetor, 2019

VIDEO/ Dalin pamjet e fundit të reperit 21-vjeçar, pak orë para se të ndërronte jetë


vd

Mediat kanë publikuar një video pak orë para se Juice Wrld, reperi amerikan të humbte jetën në moshën 21-vjeçare.

“Ky ishte Juice Wrld ndërsa hipte në aeroplanin që e çoi në Chicago mbrëmë. Ai dukej shumë i lumtur”, shkroi DJ Akademiks, duke publikuar edhe pamjet nga orët e fundit të reperit.

“TMZ” raporton se reperi pësoi një krizë në aeroportin e Chicago’s Midway të dielën në mëngjes, por shkaku për këtë nuk dihej.

Juice Wrld, emri i vërtetë Jarad Anthony Higgins, ishte bërë i njohur për hitin e tij viral 2018 Lucid Dreams.

BBC raportoi se 21-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital rreth orës 02:00 me kohën lokale (08:00 GMT), nga ku mjekëve nuk i kishte mbetur më asgjë për të bërë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al