30 Qershor, 2018

VIDEO/ Aventura e paimagjinueshme e çiftit që donte t’i arratisej policisë, gruaja bie nga tavani, burri…


Ka shkuar si mos më keq tentativa e dy personave, që donin t’i iknin policisë. Një grua 29 vjeçe ra përmes tavanit në një market në Kanada, pasi kishin bërë një blerje me kartë krediti të vjedhur.

Çifti kanadez në këtë tentativë arratie u përfshi në një aventurë që nuk e kishte imagjinuar. Pronari i supermarketit në momentin që e kuptoi vendosi të thërrasë policinë.

Kamerat e sigurisë tregojnë se ngjarja mori tjetër rrjedhë. Duket se djali 28 vjeç tentoi të shtyjë vajzën drejt policit që kishte zënë derën me qëllim që të dilnin jashtë, por polici i kap krahun ndërsa pronari i dyqanit mbylli derën.

Më pas djali shkon në magazinë për të gjetur një derë të dytë por nuk arrin. Kthehet në pjesën e parme të supermarketit dhe tentoi të qëllojë policin me një pako me fruta të thata.

Ndërkohë që e dashura e tij, hipën në disa shkallë me shpresën se do të gjente një rrugë dalje, por pesha e rëndë bën që tavani të çahet dhe ajo të bjerë në banak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al