16 Janar, 2018

Video/ Aktori i njohur shqiptar rrëfen të fshehtat e jetës familjare


Vasjan Lami është një nga aktorët më të njohur shqiptar, i cili deri më tani ka depozituar në arkivin e tij mbi 50 role. Por, përveç roleve të arrira në teatër dhe kinema Lami ka edhe disa cilësi të tjera që shumë pak ia njohin. Përmes një inserti emisioni “Kush vjen për drekë” ai ka zbuluar disa prej tyre.

Ai nuk i heq këpucët kur futet në shtëpi, madje shkon me to edhe në dhomën e gjumit, por sigurisht kur e ka me nxitim. Aktori nuk pi kurrë duhan në shtëpi. Si një njeri i apasionuar pas peshkimit ai i qëron produktet e detit me një durim të paparë, sidomos prerjen e gjembave të çiklave. Burime të “Kush vjen për drekë” kanë zbuluar po ashtu se aktori nuk jeton dot pa sallatë dhe në tavolinë ka gjithmonë tasin e tij.

Ai pëlqen shumë piknikët me miqtë, por edhe vetëm, ka sens të mirë orientimi dhe nuk përdor kurrë busull. Por ajo ç’ka vë qershinë mbi tortë është se aktori nuk rri dot pa kërcyer kur dëgjon këngën “Happy” të Pharrell Williams. Lami shihet përmes insertit teksa kërcen në rrugë pikërisht me këtë këngë në sfond, madje ai mund ta bëjë këtë edhe në mes të trafikut./tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al