23 Gusht, 2021

Vetëm pas pesë muajsh lidhje, Rita Ora dhe i dashuri i saj po planifikojnë të martohen!


Rita Ora dhe i dashuri i saj, Taika Waititi, kanë nisur diskutimet për martesën, sipas një raporti të ri. Çifti nisi të dilnin bashkë në muajin mars të këtij viti pasi u takuan në Australi, sipas “The Sun”. Tani dyshja po jeton në Los Anxhelos së bashku.

rita ora (2)

Një burim i afërt me çiftin tha: “Taika e thërret Ritën ‘grua’ gjatë gjithë kohës dhe thotë se ai do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit. Të gjithë e konsiderojnë këtë si një tallje dhe flirtim, por Rita padyshim që shpreson që ai ta ketë seriozisht”.

rita ora (6)

Raportohet se Rita ka diskutuar me shoqërinë e saj dhe me “shaka” u ka thënë se ajo dhe Taika do të martohen në një ceremoni të “shpejtë”, e më pas do të organizojnë një festë më të madhe.

rita ora (4)

Taika ka qenë i martuar më parë me producenten e filmave Chelsea Ëinstanley, por dyshja u nda në vitin 2018. Ndërkohë, Rita nuk është martuar kurrë më parë.

Javën e kaluar, Rita publikoi foto të reja krah të dashurit të saj me rastin e ditëlindjes së tij të 46-të. Ato u realizuan të gjitha në shtëpinë e saj në Los Anxhelos.

rita ora (8) rita ora (5) rita ora (7) rita ora (11) rita ora dua lipa (1) rita ora (3) rita ora

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al