24 Shtator, 2020

Vetëm pas një muaji lidhje, Mario Balotelli fejohet me yllin e televizioneve: Jam i dashuruar


Mario Balotelli është fejuar me yllin e televizoneve Alessia Messina.

Edhe pse ish-sulmuesi i Manchester City dhe Liverpool ka pasur rënie në karrierën e tij kohët e fundit, 30-vjeçari ka “shënuar” gol në jetën private.

Raportohet se ai është fejuar me zeshkanen seksi, Alessia Messina pas vetëm një muaj lidhje.

27-vjeçarja është një modele dhe influencuese me 500.000 ndjekës në Instagram.

Ajo është shfaqur në Temptation Island, Grande Fratello dhe shfaqje të tjera televizive.

Revista italiane Chi publikoi fotot e saj me Balotellin në një restorant sicilian këtë javë.

“Jam i fejuar dhe i dashuruar,”- kështu mësohet se ka thënë futbollisti për Chi.

Ai raportohet se ka takuar prindërit e Alessias në shtëpinë e tyre në Siçili.

Babai i dy fëmijëve ka qenë i lidhur më parë me modelen braziliane Dayane Mello, 31 vjeç.

“Nuk dua asnjë ndërhyrje. Le të jemi të qartë. Nuk e kam parë Dayane për ca kohë tani,”– u shpreh ai.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al