12 Prill, 2019

Vetëm 9 vjeçe, Blero ndan me fansat lajmin e bukur për të bijën (FOTO)


Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, i ka surprizuar fansat e tij me lajmin që ka dhënë së fundmi në profilin e “Instagram”-it.

Ai ka zbuluar se vajza e tij, Tara, është duke regjistruar albumin e saj të parë. Duket se 9-vjeçarja ka vendosur që të ndjekë hapat e babait, duke iu përkushtuar fushës së muzikës.

“Duke regjistruar albumin e saj të parë, sigurisht të regjistruar nga unë”, shkruan Blero krahas fotos ku shfaqet bija e tij.

Tara është vajza e Bleros nga martesa e parë me Teuta Krasniqin. Ndërkohë kujtojmë se këngëtari i njohur në shtator të këtij viti pritet që të kurorëzojë në martesë dashurinë e tij me Afrona Dikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al