3 Maj, 2021

Vetëm 13 vjeç! Vesa Luma bëhet nostalgjike, publikon foton e vjetër nga fëmijëria


Ndonëse jeton prej vitesh në Zelandën e Re, Vesa Luma është mjaft aktive në rrjete sociale ku komunikon shpesh edhe me ndjekësit e saj.

vesa luma (7)

Këngëtarja ka krijuar një karrierë të suksesshme për të cilën ka punuar që në moshë të vogël.

vesa luma (5)

Së fundmi, duket se artistja është bërë nostalgjike dhe ka zgjedhur të ndajë me të gjithë një foto të realizuar 27 vite më parë.

vesa luma (8)

Në të shihet një vajzë e vogël e veshur me një fustan të gjatë e të bardhë, që mban disa trëndafila të kuq në dorë, teksa këndon me mikrofon që e mban në dorën tjetër.

vesa luma (1)

1994”, shkroi Vesa krahas postimit, duke na zbuluar se ka qenë vetëm 13 vjeç në këtë imazh të ëmbël.

vesa luma (4)

Pavarësisht se vitet kalojnë, Vesa duket se nuk ka ndryshuar fare, megjithatë disa ndjekës e kanë pyetur nëse ka bërë ndërhyrje estetike në buzë.

vesa luma (3)

Këngëtarja tregoi se nuk u ka bërë asgjë, e për më tepër nuk harroi të shtonte disa doza humori, duke thënë se e kishte menduar diçka të tillë, por për shkak të pandemisë dhe maskës që duhet mbajtur, kishte ndryshuar mendje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al