19 Qershor, 2019

Veshjet interesante që kanë zgjedhur Eneda dhe Klodi për të shkuar te partia e zemrës


Këto dy foto janë marrë në ambiente të ndryshme, por ne i zgjodhëm brenda një teme, pasi vajzat që të dyja janë pjesë e artit dhe sportit, por bëjnë edhe jetë partie.

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa, në hapjen e fushatës së Partisë Socialiste për kryetarë bashkie, pak ditë më parë, shprehu hapur simpatinë e saj për Erion Veliajn dhe u bëri thirrje të gjithëve që ta votojnë për një mandat të dytë.

Edhe pse u kryqëzua si e përfshirë direkt në çëshjte politike pasi është këngëtare, mesa duket, Eneda nuk do t’ia dijë. Ajo u fotografua nga paparazzi ynë ditën e përvjetorit të Partisë Socialiste, ku ishte bashkë me një shoqen e saj. Me pantallona të shkurtra dhe pa tualet, Eneda kishte vendosur të ishte sa më sport në një aktivitet si ai.

Nga ana tjetër, kemi atleten Klodi Shala, pjesë e strukturave të Partisë Demokratike prej disa vitesh tashmë. Në një nga mbledhjet e ditëve të fundit, të thirrura nga kryetari Basha, Klodi ishte veshur shumë lezetshëm, me fund bojë qielli e bluzë pambuku të stampuar. Shumë sport dhe stil vajzëror si zgjedhje!

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al