2 Shkurt, 2019

Veshjet e luksit, nga ministrja e re e Kulturës te Reme Lala


Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, u shfaq këtë të enjte në Parlament, tashmë si zëvendësuese e Mirela Kumbaros.

Ministrja e re ishte në shoqërinë e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Margariti ra menjëherë në sy për finesën e saj dhe për veshjen, e cila dukej e kuruar në çdo detaj dhe, mbi të gjitha, kishte zgjedhur veshje të shtrenjta.

Mesa duket, ministrja, e cila edhe në moshë është e re, nuk ia kursen vetes kur bëhet fjalë për t’u dukur mirë.

Bukur ishte veshur edhe kolegia e saj Etilda Gjonaj, e cila, falë linjave të holla, duket mirë me çdo veshje që mban dhe, siç dihet, ajo preferon pantallonat, të cilat i shkojnë shumë.

Me pantallona dhe me veshje të errëta kishte ardhur këtë herë në Parlament Reme Lala, e cila shquhet për veshjet e saj shumë luksoze. Lala është një deputete në moshë të re e cila i jep shumë rëndësi veshjes.

Këtë të enjte, ajo pati edhe një debat në sallë dhe si rrallëherë e mori fjalën për të replikuar me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit i përmendi emrin babait të Lalës dhe aty plasi debati.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al