28 Dhjetor, 2018

Versioni më i ri i “Instagram”-it nuk po pëlqehet aspak nga përdoruesit


Rrjeti social “Instagram” ka bërë një ndryshim të madh që përdoruesit e tij nuk po mësohen me të.

“Instagram”-i ka ndryshuar mënyrën se si përdoruesit lëvizin në faqen e tyre të parë ku shohin postimet, duke shkuar nga ana e djathë në të majtën, dhe jo nga lart poshtë.

Ky përditësim duket të jetë një përpjekje për të imituar suksesin e madh të Storie-s në “Instagram”, të cilat njerëzit i shohin duke klikuar anash fotos.

Një komentues dëshiron aplikacionin e vjetër pasi shkruan: “Çfarë dreqin është ky Instagram?!! Më kthe pas Timeline-n! Ky përditësim ta shpif!”.

Gjithashtu thuhet se ndryshimi i ri ka dalë vetëm për një pjesë të përdoruesve në “Instagram” dhe ata që e kanë provuar deri më tani nuk e kanë pëlqyer aspak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al