10 Prill, 2022

Venera Lumani i zbuloi publikisht ‘vesin’, Lind Islami: Shpifje për të më ulur figurën


Të gjithë e dimë ‘lidhjen’ e ngushtë të vajzave e grave me vonesën, por nuk është ky rasti i Venera Lumanit. Ndryshe nga pjesa më e madhe e grave, ajo bëhet gati e para dhe pret partnerin e saj Lind Islamin.

Këtë ‘ves’ të këngëtarit me vonesën e ka zbuluar vetë artistja në rrjetet sociale ku ka ndarë një foto nga makina teksa shkruan: “A jam vajza e vetme që bëhet gati më para se djali”. Dhe pjesa më e madhe e komentuesve thonë se “Po”. Venera mund të jetë ndër rastet e rralla.

Ndërkohë nuk ka munguar as një koment nga Lindi i cili shkruan me shaka: “Shpifje për të ma ulur figurën”.

Venera dhe Lindi janë prej vitesh ndër çiftet më simpatike të showbizit shqiptar. Çifti u njoh në spektaklin e talenteve “The Voice of Albania” dhe tani është një prej çifteve më të kërkuara nga lokalet e muzikës live në Shqipëri. Venera është 1 vit më e madhe se Lindi dhe ata ia kanë dalë të kenë një marrëdhënie të qëndrueshme që vijon akoma sot.

Dyshja ka qëndruar larg vëmendjes mediatike dhe në heshtje kanë shijuar dashurinë e tyre. Herë pas here ata kanë bërë dhe publikun pjesë të kësaj dashurie me këngë, që kryesisht na kanë treguar sa e bukur është dashuria e sa të bekuar janë ata që e përjetojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al