30 Tetor, 2017

Vdekja e Adelës nga epilepsia? Reagon mjekja: Pallavra, ajo kishte shumë për të thënë, por s’e lanë


Mjekja e QSUT, Teuta Kamberi Alizoti, ne nje reagim te forte per shkakun e vdekjes se moderatores Adelajda Xhamani e ka përjashtuar në mënyrë kategorike që gazetarja humbi jeten si pasoje e epilepsise.

Me nje shenim te gjate ne faqen e saj ne rrjetin social Facebook, mjekja shkruan se epilespia jep shenja te qarta, qe nga rrezimi, perplasja me orendi, goditje, kafshim gjuhe etj, pra do te linte gjurme ndryshe nga sa u deklarua nga policia.

Postimi i mjekes 

Pallavrat e mediave..ka qene epileptike..?!
E para nuk e kam egzaminuar kurre per 25 vjet…
por edhe sikur…
pastaj…c’fare lidhje ka me atakun kardiak?!
Ta zeme se ka qene me epilepsi dhe eshte futur ne status epileptik..
do te kishte shenja goditje duke u perplasur me orendite perqark..duke qene vetem..
Shikoni se mos dikush tjeter ka qene shkaktar..
Ajo jetonte vetem..dhe policia tha nuk kishte shenja goditje..
Ku ishte mjeku ligjor..te vdesesh nga epilepsia eshte e pamundur te mos lesh gjurme…si psh urinim te pavullnetshen..kafshim te gjuhes..trauma..etj..
ky ne konteksin e nje statusi epileptik..
sipas jush…
Per mua ajo vajze kishte shume per te thene.
por nuk e lane ta thoshte…

U prehsh ne paqe zemer..
Uroj te gjehet e verteta jote..
Te jesh engjell nuk eshte keq ne kete bote te shemtuar..

mjekja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al