12 Korrik, 2019

Vartësia ndaj kokainës, ish-futbollisti i Sitit rrëfen tmerrin: Më jepte paranoja, i vidhja para vëllait për të pirë…


Ish-mesfushori i Mançester Sitit në sezonet 1996-2003, Xhef Uaitli ka rrëfyer në një intervistë për “Sun Online” tmerrin që kishte kaluar si pasojë e abuzimit me kokainën.

Tashmë në moshën 40-vjeçare, Uaitli ka treguar se si varësia ndaj drogës bëri që sjelljet e tij me familjen dhe të dashurën të ndryshonin tërësisht. Ishte viti 2007 kur ish-futbollisti, kaloi për herë të fundit një natë të mbushur me kokainë, pa ushqim e pa gjumë.

“Kokaina më jepte paranoja, më dukej sikur sirenat e detit po më ndjekin dhe janë gjithmonë me mua. Ishte vend i frikshëm për mua. Isha në errësirë. Nuk shkoja në stërvitje pasi kështu nuk doja të bëja testet e antidopingut. Kur merrja kokainë, mund të rrija më vonë, të pija më shumë.

Por, pastaj kthehej në paranoja. Sjelljet e mia nuk ishin të njëjtat. Ajo më kushtonte mijëra euro dhe unë obligohesha të vidhja para nga vëllai im. Po rrija tek shtëpia e shokut tim Tomi për disa ditë që të detoksifikohesha. Morra guximin dhe telefonova vëllain tim. Më kujtohet ai në lot, sepse ishte e rëndë për familjen. Ata janë të cilët të shohin teksa vret vetën”, ka shpjeguar ndër të tjerash Xhef Uaitli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al