6 Dhjetor, 2023

Varësia ndaj lojërave të fatit e ndau nga Vivien, Getinjo habit me deklaratën: Ia kam nxjerr fundin…


Reperi i njohur shqiptar, Getinjo u nda nga partnerja e tij, Vivien Thano për shkak të varësisë së tij ndaj lojërave të fatit.

Mirëpo së fundmi ai i ka gëzuar të gjithë fansat e tij teksa ka treguar se ka hequr dorë përfundmisht nga kumari dhe lojërat e tjera për shkak të varësisë së tij të shumtë ndaj tyre.

“Nuk mund të më flasë njeri për kazinotë se kam luajtur shumë por nuk luaj më. Nuk luaj më sepse ia kam nxjerr fundin”, tha Getinjo.

Megjithatë nuk dihet nëse arsyeja që reperi ka bërë këtë hap kaq të rëndësishëm ka të bëjë me ish-partneren e tij Viven, për ta rifituar sërish atë apo jo.

Nga ana tjetër gjatë një live në TikTok, Getinjo tha se është më mirë që të kalojë më shumë kohë në rrjetet sociale sesa të luajë bizhoz, i cili prej kohësh ka qenë fiksimi i tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al