26 Shtator, 2019

Vajzë apo djalë? Alfio Rrotani flet rreth gjinisë së fëmijës që do vijë së shpejti në jetë: Koha… (FOTO)


Një ndër të ftuarit e natës së parë të këtij edicioni të emisionit “Soiree”, ishte edhe shefi i njohur i kuzhinës, Alfio Rrotani. Ky i fundit, përpos biznesit të tij, u pyet edhe për faktin se do të bëhet baba për herë të parë.

Alfio u pyet nga gazetarja, Jonida Shehu, nëse fëmija që po presin është djalë apo vajze. “Koha do të tregojë të gjitha gjërat, pasi kam frikë se nëse jap detaje tani mund t’ju zhgënjej më vonë”, është përgjigjur Rrotani, duke na lënë të nënkuptojmë që ai dhe Fatma janë pak superticiozë në lidhje me këtë gjë.

Alfio dhe partnerja e tij, Fatma Methasani, kanë qenë hermetik përsa i përket këtij lajmi. Ata vetëm një ditë më parë pranuar se po bëheshin prindër për herë të parë, duke publikuar një foto ku shfaqen të dy dhe Fatma mban në duar një eko.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al