29 Gusht, 2018

Vajza që po thyen tabutë, modelja e njohur shfaqet e padepiluar (FOTO)


Prej disa javësh po qarkullojnë në media disa foto të Bella Thorne, si vajza e cila po thyen tabutë. Modelja e famshme kohët e fundit ka vendosur që të shfaqet në publik e padepiluar.

Së fundmi Bella ka pozuar për një set fotografik me qëllim promovimin e linjës më të re të rrobave të banjës së saj por ajo që menjëherë ra në sy nuk ishin të brendshmet shumëngjyrëshe por sqetullat e saj të padepiluara.

 

E sigurisht që një pjesë e fansave të saj nuk e kanë pritur mirë një gjë të tillë, duke e kritikuar. Por pavarësisht pakënaqësisë te fansat e saj, Bella nuk i ka aspak problem kritikat, ajo do të vazhdojë të bëjë atë që bën gjithmonë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al