23 Maj, 2019

Vajza e tij feston 1-vjetorin, Eno Popi publikon foton e parë me Liv


Një vit më parë, moderatori i njohur Eno Popi u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij, Atena Pali, solli në jetë vogëlushen që e pagëzuan me emrin, Liv.

Eno dhe Atea u kujdesën që të mos publikonin fotografi të vajzës në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Por sot, me rastin e 1-vjetorit të lindjes së vogëlushes, moderatori ka bërë një përjashtim.  Eno ka publikuar foton e parë me të bijën në “Instagram”.

Babi Eno shfaqet i përkulur teksa mban për dore vajzën e tij që është ngritur në këmbë dhe i qëndron përballë. Të dy të kombinuar me xhins, Eno dhe Liv duken shumë bukur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al