31 Tetor, 2020

Vajza e babit! Rreth 1 vit pas vdekjes së të atit, Loredana Zefi bën tatuazh në nder të tij


Loredana Zefi humbi babain e saj mbi një vit më parë. Dhe në kujtim të tij, reperja ka bërë tatuazh në qafë.

Ajo tatuazhoi krahët e një engjëlli dhe poshtë tyre datën 27 mars, që duhet të jetë një datë e veçantë për këngëtaren dhe babain e saj të ndjerë.

“Vajza e babait,”- shkroi Loredana Zefi, teksa ndau me ndjekësit një foto të tatuazhit.

Babai i reperes së famshme u nda nga jeta më 30 maj të vitit të kaluar dhe largimi i tij nga jeta ishte një dhimbje e madhe për këngëtaren.

Vdekja e tij erdhi në një periudhë të vështirë për Loredana Zefin. Në atë kohë, ajo u përball me akuzat për mashtrim nga një çift zviceran, nëna e saj u prek nga një sëmundje e rëndë, si edhe i dha fund martesës me ish-bashkëshortin, reperin Mozzik.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al