23 Gusht, 2021

Urimi i Yolanda Hadid për ditëlindjen e Dua Lipës tregon gjithçka për raportin e tyre si vjehrrë dhe nuse


Yolanda Hadid, nëna e partnerit të Dua Lipas, Anwar-it, është kujdesur që t’i bëjë një dedikim të bukur nuses në ditën e saj të lindjes. Ish-modelja publikoi në llogarinë e saj në Intsagram dy foto: në të parën, ajo shfaqej krah këngëtares shqiptare, ndërsa tek tjetra shihej Dua dhe Anwar bashkë.

dua lipa (1)

Krahas postimit, Yolanda shkroi:

Gëzuar ditëlindjen engjëllit tonë të ëmbël… Lutem që çdo ditë dashuria, shëndeti dhe lumturia të vijnë në rrugën tënde. Faleminderit që je kështu si je dhe që e do djalin tim ashtu siç e do. Je një shtim i jashtëzakonshëm për familjen tonë – të vlerësoj dhe gëzoj për ty sot dhe çdo ditë të vitit! Të dua!”.

dua lipa (2)

dua lipa (7)

Nërsa Gigi publikoi një foto me Duan në Instastory e krahas saj shkroi:  “Të duam. Të uroj një ditë dhe vit të bukur“.

dua lipa

Dua dhe Anwar janë në lidhje prej më shumë se dy vitesh dhe çifti ka një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin. Hadid është njohur me traditat shqiptare, ka provuar ushqimet tradicionale, dhe së fundmi, këngëtari ishte bashkë me Duan me pushime në Shqipëri.

dua lipa (5)

Dua ka raporte shumë të mira edhe me motrat e partnerit të saj, pra me kunatat Bella dhe Gigi, të cilat postojnë shpesh në rrjete sociale foto e video nën shoqërinë e njëra-tjetrës.

dua lipa (4)

dua lipa (4) dua lipa (9) dua lipa (7)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al