13 Tetor, 2017

Urimi i djalit të Dritan Priftit pak muaj më parë: Faleminderit që më je pranë


Ditën e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare ish-ministri i Energjitikës, Dritan Prifti.

Prifti vuante  prej një viti nga një sëmundje agresive e gjakut dhe për këtë shkak ai kishte hequr dorë dhe nga jeta publike dhe politike. Ai i ishte nënshtruar së sëfundmi një operacioni tepër të vështirë në Itali, nga i cili nuk janë vënë re përmirësime.

Dritani ishte baba i katër fëmijëve, e njëri prej djemve të tij njihet si një ndër modelët më të rinj e që po nis një karrierë të mbarë në fushën e modelingut.

David Prifti, i cili është dhe mjaft aktiv në rrjetet sociale, në muajin gusht kishte uruar publikisht të atin me rastin e ditëlindjes së tij.

Ai kishte publikuar një foto të të atit teksa në krahë mbante të voglin e tij.

“I uroj gëzuar ditëlindjen personit nga i cili marr shembull. Të dua shumë babi. Faleminderit që gjithmonë më je pranë”, shkruante Davidi bashkangjitur fotos së të atit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al