1 Nëntor, 2018

“Unë vij nga viti 6.000, iu tregoj si do jetë e ardhmja”


Një grua, e cila pretendon se ka udhëtuar në kohë, thotë në një video, se është kthyer nga viti 6.000 dhe tregon se si do jenë bimët në të ardhmen.

Chloe, që tregon se është nga Finlanda, pretendon se, ka përjetuar udhëtime në kohë dhe ka disa “prova” që ajo thotë se e vërtetojnë këtë.

Në kanalin në YouTube “Apex TV”, është shfaqur Chloe e cila tregon se në vitin 1967, përdori një makineri për tu teletransportuar në vitin 6.000.

Dhe Chloe thotë se skenat me të cilat u përball ishin të pabesueshme.

“Kishte makina fluturuese, toka ishte tërësisht e gjelbër, e mbushur me pemë dhe lule”, tha ajo, “rrokaqiejt mbushnin vendin, ata ishin kaq të lartë, nuk mund të shihje majën”.

“Dhe bimët poshtë nuk ishin të njëjta me ato që ne jemi mësuar të shohim për shkak të inxhinierisë gjenetike”.

Ajo tregoi një bimë, që sipas saj, është nga e ardhmja. Bima, thotë finlandezja, ishte ushqim për dinozaurët miliona vjet më parë. Pas zhdukjes, me sa duket, ajo u rishfaq së bashku në një pikë në të ardhmen.

Klipi është ngarkuar në kanalin YouTube “Apex TV”, ku ka grumbulluar më shumë se 16,000 shikime.

Shumë janë shprehur të befasuar nga tregimi, ndërsa të tjera e kanë quajtur të gënjeshtërt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al