6 Prill, 2019

“Unë dhe Ronaldo, dashuri me shikim të parë”, rrëfehet Georgina Rodriguez


Georgina Rodriguez rrëfen lidhjen me Cristiano Ronaldon. Në një intervistë telefonike me revistën “Elle”, modelja është shprehur se ishte puna e saj si asistente dyqani që ia mundësoi takimin e parë me yllin portugez, që daton në qershorin e 2016-s. 25-vjeçarja e ka cilësuar dashuri me shikim të parë.

TAKIMI I DYTË – “Te ‘Gucci’, ku unë punoja si asistente shitjesh. Disa ditë më vonë u pamë sërish në një tjetër shfaqje të markës. Pikërisht në këtë takim të dytë mundëm të bisedonim nën një atmosferë të qetë, jashtë mjedisit tim të punës. Por, sigurisht që ishte dashuri me shikim të parë për të dy ne”.

Çifti ka një vajzë 1-vjeçare, Alana Martina, ndërsa Georgina e lindur nga një nënë spanjolle dhe baba argjentinas po rrit edhe binjakët gati 2-vjeçarë të Cristianos, Eva e Mateo dhe djalin e tij 8-vjeçar Cristianinjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al