4 Maj, 2020

“U zgjova një mëngjes dhe …”- Publikoi për herë të parë pas dy vitesh foto të djalit me ish yllin e pornografisë, Drake tregon arsyen e vendimit


Pak kohë më parë Drake na prezantoi me djalin e tij 2-vjeçar Adonis. Ai publikoi për herë të parë foto të djalit në muajin mars në Instagram.

Por 33-vjeçari tha se vendimi për ta bërë këtë nuk ishte planifikuar paraprakisht.

“Ishte e bukur për mua. Ishte e bukur ta ndaja me botën,”– tha këngëtari për “Young Money Radio”. “Thjesht e ndjeva. Nuk është se fola me dikë apo e planifikova, thjesht u zgjova një mëngjes dhe thashtë se kjo është diçka që unë dua të bëj.”

Drake u shpreh se dëshiron të vizitojë vende të ndryshme me djalin dhe të ndajë kujtime me të.

“Nuk dua që për shkak të zgjedhjes sime për tu bërë i famshëm, ti bëjë të gjithë të jetojnë këtë gjë,”- rrëfeu këngëtari. “Thjesht doja të të çlirohesha nga kjo.”

Në vitin 2018 u raportua se Drake ishte bërë baba për herë të parë. Adonis erdhi në jetë nga ish ylli i pornografisë  Sophie Brussaux.

Reperi konfirmoi ekzistencën e djalit në albumin “Scorpion”, të publikuar po atë vit.

“Unë kam një djalë dhe ai është i bukur,”- tha ai, në atë kohë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al