14 Maj, 2019

U vesh super seksi, e ëma e kritikon në shqip Rita Orën: Paska harruar me veshë gjysmën… (FOTO)


Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes, për shkak se u fotografua teksa darkonte me kolegun e saj, Liam Payne.

Ylli i muzikës tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fustanin e saj që i ekspozonte gjithë pjesën e shpinës. Rita realisht dukej mahnitëse.

Këngëtarja ka postuar disa foto në profilin e saj në “Instagram”, ku tregon veshjen e saj. Pasi pa veshjen seksi, mamaja e saj Vera Ora i bëri një “kritikë të vogël” përmes një komenti.

“E paste harru me vesh gjysmen e bluzez, ke mu ftof nana ! ?”, shkruan shqip Vera në postimin e Ritës, duke e shoqëruar edhe me një emoji që qesh.

“Oh jo, vogëlushe do ftohesh ashtu!”- shkruan e ëma e këngëtares shqiptare, por kësaj radhe në anglisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al