16 Tetor, 2017

U tha se Inis Gjoni e kishte ‘fluturuar’ nga dritarja, Romir Zalla sqaron situatën


Sot në mëngjes, disa portale online, kanë shkruar për një konflikt të mundshëm mes regjisores Inis Gjoni dhe aktorit Romir Zalla qe ka shkuar deri ne ‘hedhje nga dritarja’ te Romirit nga ana e regjisores.

I ftuar gjatë pasdites së sotme në emisionin “Pasditja ime” në TVSH me gazetaren Erjona Rusi për të folur në fakt për një pasion të tij të fshehtë siç është koleksionimi i monedhave dhe kartëmonedhave, Romiri ka sqaruar edhe këtë lajm që ka qarkulluar që prej mëngjesit të sotëm.

“Po ka dal një lajm i tillë! Është skandal promocional në thonjëza sepse ka të bëjë me shfaqjen e re mbi të cilën po punoj, e cila do të vihet në skenë në “Teatrin Kombëtar”. E vërteta nuk është se Inis ka fluturuar  Romirin, por regjisorja e shfaqjes aktorin, përmes rolit të tij.

Personazhi që unë do të interpretoj në shfaqjen “Çifti i Çuditshëm” është i divorcuar nga gruaja dhe në një moment të shfaqjes i thotë gruas se do të hidhet nga dritarja, se çfarë do të ndodhë më pas dua ta lë surprizë për publikun, “-përfundon aktori

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al