8 Shtator, 2021

U tha se është shtatzënë me të dashurin 19 vite më të vogël, reagon për herë të parë deputetja Adriana Matoshi


Një foto e publikuar në llogarinë e saj në Instagram dje i ka bërë të gjithë ndjekësit të dyshojnë se deputetja kosovare, Adriana Matoshi, është shtatzënë.

adriana matoshi (7)

Aktorja shihej e ulur pranë një tryeze, e veshur me një crop top të zi, i cili i tregonte barkun pak më të fryrë krahasuar me fotot e tjera në rrjetet e saj sociale. Disa ndjekës nisën ta pyesnin nëse është në pritje të ëmbël e nëse do të sjellë në jetë një fëmijë me të dashurin e saj futbollist, afrikanin 19 vite më të vogël, Keith Groeneveld.

adriana matoshi (2)

Por Adriana ka reaguar me anë të një postimi në Instastory dhe i ka sqaruar të gjithë se nuk do të bëhet nënë, pasi nuk është shtatzënë.

adriana matoshi (6j)

Porsa u ktheva nga një kontroll rutinor bërë deputetes Matoshi dhe konsultoj se mediat janë duke shpifur, pra, deputetja Matoshi nuk ëhstë shtatzënë!”, shkruhej në postimin e Adrianës.

adriana matoshi (3)

Matoshi dhe partneri i saj po shijojnë një histori dashurie prej më shumë se një vit dhe postimet e tyre bashkë në rrjete sociale nuk mungojnë. Ndonëse marrin edhe komente negative dhe paragjykuese, ata kanë vazhduar ta shprehin dashurinë që ndjejnë për njëri-tjetrin.

adriana matoshi (4)

Para disa ditësh, Adriana tregoi se Keith e kishte surprizuar me një darkë romantike gjatë pushimeve dhe i parapriu komenteve negative, duke shkruar krahas postimit: “Çdo herë duke u befasuar nga ky mashkull i pashëm. I uroj çdo femre në botë një mashkull që e trajton një grua siç bën ai. Me të vërtetë, një bekim nga Zoti. Për të gjithë urrejtësit, kujdes, po urreni një dhuratë nga Zoti”.

adriana matoshi (6) adriana matoshi (2) adriana matoshi (4) adriana matoshi (2) adriana matoshi (6) adriana matoshi (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al