11 Shkurt, 2018

U tha se do të bënte film erotik, Aurela Hoxha flet për projektin në Spanjë


Një ndër të ftuarat  epuntatës së parë të emisionit “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën, ka qenë edhe modelja e njohur Aurela Hoxha.

Prej pak kohësh Aurela ndodhet në Spanjë dhe largimi i saj ka sjellë aludime të shumta. Por më në fund, modelja ka treguar arsyen e largimit dhe jetesën e re jashtë Shqipërisë.

Aurela ka zbuluar  se ndodhet në Spanjë për shkak të një projekti të ri që ka nisur dhe më pas është pyetur nga gazetari se kur do të dëgjojmë diçka të re për të.

“Shpresoj që kësaj radhe të dëgjoni diçka nga mediat e tjera jo shqiptare, mund  të më shihni në një film. Nuk dua të flas para kohe por do të vij me një projekt të ri dhe nuk dua që e gjithë puna ime të shkojë kot”.- ka thënë ajo.

Tashmë ne jemi në pritje që përveç se modele ta shohim Aurelën edhe si aktore në kinematografinë e huaj. /Blitz.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al