25 Shtator, 2018

U tha se bëri aksident, Alketa Vejsiu tregon se çfarë i ndodhi në të vërtetë Vera Grabockës: Dje përfunduam…


Një ditë më parë u përhap lajmi se regjisorja e njohur Vera Grabocka kishte bërë aksident. Gjithashtu thuhej se gjendja e saj shëndetësore ishte mirë dhe nuk paraqiste asnjë rrezik për shëndetin.

Por moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka sqaruar gjithçka rreth kësaj çështje. Sipas saj, Vera Grabocka nuk ka pësuar aksident, por ka ndrydhur kaviljen teksa ecte.

Alketa ka postuar në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” një foto ku Vera shfaqet së bashku me Kledi Kadiun dhe Robert Dragon, teksa sqaron edhe incidentit e regjisores.

“Vera Grabocka eshte si kokrra molles! Ka ndrydhur pak kaviljen se s’mund te heqe dore nga rituali i ecjes cdo dite ne Pyll! Por vertikalen mbi shpatulla e ben me mire se balerinat!? Dje perfunduam Naten e Dyte ne Dance With Me Albania dhe po ju them dhe nje sekret tjeter; Nese Vera nuk do te ishte ne regjine televizve dje, une nuk do dilja ne program! Vera ne komanden e produksionit me kaviljen e ndrydhur edhe dje!”, shkruan Alketa bashkëngjitur me foton.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al